Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë 7 mujorit të parë të vitit 2018 ka shënuar pozitive për ekonominë e vendit tonë pasi eksportet janë rritur me 16.8%, ndërsa importet me 4.8% duke ulur në këtë mënyrë defiçitin tregtar në vlerën e 5% krahasuar me një vit më parë. Nga raporti i INSTAT rezulton se vendi ynë ka shëmbyer më shumë mallra me Spanjen, Kosoven dhe Italinë, ndërsa ka patur rënie më vendet si Kina dhe Turqia.
Muaji korrik ka shënuar rritje të eksporteve të mallrave duke arritur vlerën e 27 miliardë lekë.
Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, eksportet janë rritur me 7.9%, por rritje ka patur me 0.2% edhe në krahasim me muajin qershor të 2018.
Por përveç eksporteve, krahasuar me një vit më parë edhe mallrat që kanë hyrë në vendin tonë kanë shënuar rritje gjatë muajit korrik me 5.4%, duke arritur vlerën e e 58 mld lekëve.
Ndërsa në krahasim me muajin qershor, importi i mallrave ka patur një rritje të ndjeshme me 6.8%.
Nga këto të dhëna të Institutit të Statistikave rezulton se edhe defiçiti tregtar gjatë korrikut të këtij viti krahasuar me 2017 është rritur me 3.3%, në vlerën 31 mld lekë, ndërsa në raport me muajin qershor të 2018 defiçiti tregtar është rritur me 13.7%.
Ndërsa nga pasqyra e 7 mujorit e parë të 2018, situata shfaqet më pozitive pasi defiçiti tregtar ka shënuar ulje me 5% duke e krahasur me një vit më parë, pasi eksportet e mallrave në periudhen janar-korrik u rriten me 16.8% në raport me vitin e shkuar, ndërsa importet në të njëjtën periudhë u rriten me 4.8%.
Grupet që kanë ndikuar në rritjen e eksporteve për vendin tonë janë materialet e ndërtimit, metalet, mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike si dhe tekstilet.
Por nga raporti vihet re që vendi ynë ka rritur eksportet me Spanjën, Kosoven dhe Italinë, ndërsa fenomeni tjetër që vihet re është se Shqipëria ka importuar më pak mallra nga Kina, Turqia dhe Ukraina.
Ndërsa gjatë 7-mujorit të parë vendi ynë ka importuar më shumë makineri, pjesë këmbimi, minerale si edhe energji elektrike.
Në periudhën janar-korrik 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,2 % të eksporteve dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,1 % .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-janar-korrik-2018-eksportet-u-rriten-me-168-importet-me-48