Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksportet shqiptare kanë pasur një ecuri pozitive këtë 8 mujor.Të dhënat e Instat tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet janë rritur me 12% e ndikuar kjo sidomos nga grupi materiale ndërtimi dhe metale duke zbritur në vend të dytë fasonët.Por pavarësisht rritjes së eksporteve deficiti tregtar i vendit vijon të thellohet.
Trendi i eksporteve Made in Albania ka pasur një ecuri pozitive gjatë 8 muajve e krahasuar kjo me një vit më parë. Raporti i Instat për Tregtinë me Jashtë tregon se fasonët edhe pse kanë peshën kryesore në eksportet e vendit tonë kanë kaluar në vend të dytë. Ndërkohë që ndikimin kryesor në rritjen e eksporteve këtë periudhë e ka dhënnë nëngrupi materiale ndërtimi dhe metale me 5%.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i nisjes së punës në disa prej kompanive të mëdha industriale në vend.
Në total vlera e eksporteve në tetë muajt e parë kapi vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me një vit më parë. Thatësira e tejzgjatur gjatë këtyre muajve ka ndikuar që nëngrupi ?Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike? të ketë ndikim negativ në ecurinë e eksporteve duke u ulur me -3,1 pikë përqindje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/instat-rriten-eksportet-e-materialeve-te-ndertimit-dhe-metaleve/