Ora News – INSTAT, rriten përsëri çmimet, faktorë ndikues acari i janarit dhe akciza e gazit

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe gjatë muajit janar çmimet e mallrave të konsumit kanë vijuar të rritjen dhe faktorë ndikues renditen acari i muajit janar dhe akciza e gazit. Ushqimet janë ato që kanë reflektuar rritje të çmimit në 5.8%, kryesisht tek zarzavatet, frutat, bulmeti dhe nënproduktet e tij dhe sheqeri.
Janari 2017 ishte edhe muaji që shënoi ulje të mëdha të temperatuarave dhe kjo është shoqëruar me rritje të çmimemve për mallrat e konsumit. Shqiptarët gjatë janarit kanë blerë më pak produkte ushqimore karahasuar me një vit më parë me të njëjtën sasi parash. Ndikim ka patur edhe rritja e çmimit të gazit, pas vendosjes së akcizës 8 lekë për litër.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave indeksi vjetor në janar 2017 është 2.8 %, kur një vit më parë ishte 1.5%. Rritjen më të madhe të çmimeve përsëri e kanë pasur ushqimet dhe pijet jo alkoolike me 5.8% të cilat kanë kontribuar me 2.33 pikë përqindje. Brenda grupit të ushqimeve rritje kanë pësuar zarzavatet përfshirë patatet me 24.8 %, frutat me 8.8%, sheqeri dhe reçelërat me 6.6%,, qumështi, djathi dhe veza me 4.9%. Ndërsa ulje vërehet për vajrat dhe yndyrnat me 1.8, dhe mishi me 0.5%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rriten-perseri-cmimet-faktore-ndikues-acari-i-janarit-dhe-akciza-e-gazit/

Share This Video


Download

  
Report form