http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo që pritej se rritja e disa taksave në fillim të këtij viti do të rriste edhe çmimin e produkteve që konsumojnë shqiptarët tashmë ka ndodhur, këtë fakt së fundi e ka konstatuar edhe Autoriteti i Konkurrencës. Në një monitorim që Autoriteti i Konkurrencës ka bërë në tregun e mallrave të pakicës rezulton se çmimet e mallrave që janë subjekt i akcizës kanë pësuar rritje. Autoriteti ka parë në terren se edhe për produktet për të cilat nuk është rritur taksa, madje edhe për ato që akciza është ulur siç është p.sh birra çmimet janë rritur duke përdorur si argument takes që i është shtuar karburanteve. Lindita Milo thotë se në këtë monitorim u synua që të nxirreshin konkluzione nëse kompani të ndryshme kanë bërë rritje të çmimeve në bllok, çka do të shkelte konkurrencën, por ka rezultuar se rritjet kanë që të ndryshme për marka të ndryshme. Rritja e çmimeve për muajt e parë të këtij viti është konstatuar edhe nga INSTAT, ku inflacioni për marsin shënoi një rritje prej 2.2%, pas një periudhe një vjeçare që ky tregues ishte në rënie, si pasojë e rënies edhe të kërkesës për të blerë mallra e shërbime nga qytetarët.