TIRANË - Çmimet e ushqimeve kanë shënuar rritje në Korrik krahasuar me ato të njw muaji më parë. Përfundimi ka dalë nga INSTAT në raportin mujor të indeksit të cmimeve të konsumit për muajin korrik.
Krahasuar me një vit më parë ato kanë shënuar ulje me 1.3 përqind, por ka rritje krahasuar me muajin qershor.
Grupet e produkteve që kanë shënuar më shumë rritje, janë ato të ushqimeve të konsumit, fruta perimeve, pijeve alkolike dhe duhanit. Për të vijuar me shendetësinë, transportin dhe karburantët. Por krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën perudhë shifra ishte 1, 8 %, këtë vit është 1,3 %, një ulje me 0,5 % .
Por ajo që bie në sy është rritja e cmimeve sidomos gjatë muajit korrik, cfarë ka sjellë më shum ë shpenzime për familjet shqiptare. Krahasuar me muajin qershor ka një rritje të lehtë të cmimeve, të ushqimeve, si zarzavatet dhe frutat, ndërsa të bulmetet kanë shënuar ulje me 3,4 %.
Rritje ka shënuar edhe cmimi i naftës me 0,7 % dhe benzinës me 0,9 %. Ndikimin kryesor e ka shënuar shërbimi arsimor me 10,1 % dhe grupi i pijeve alkolike dhe duhanit me 6,6 %.
?Komunikimi? gjithashtu ka rregjistruar një rritje me vlerën e 1,7 %. Rritjen më të madhe e shënon sektori i transportit dhe shendetësisë me një shifër prej 0,4 % më shumë se muaji qershor. Kjo e lidhur edhe me rritje e lehtë të cmimit të karburanteve.