Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News ka arritur të sigurojë pjesë të dëshmisë së shoferes e cila shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e djeshme (8 gusht) në Kodër Kamëz.
Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.
Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë
Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38 vjeçarja "ka ngatërruar frenat me gazin".
Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.
Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidenti-tragjik-ne-koder-kamze-gruaja-ngaterroi-frenat-me-gazin-e-makines