Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia arrestoi Bashkim Pula, drejtuesin e kamionit ngarkuar me gurë mermeri për aksidentin tragjik të ndodhur dje në Aksin Lushnje- Fier.
Erinolda Isufaj, vajza 24 vjeçare e cila po udhëtonte së bashku me bashkëshortin, Marko Idrizi 29 vjeç dhe prindërit e saj humbi jetën pasi guri i mermerit doli nga karroceria dhe zuri poshtë makinën.
Aksidenti ndodhi teksa dy automjetet shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në dalje të rrethrrotullimit të Lushnjës.
Policia thotë se shkak ka qenë parakalimi me shpejtësi tej normave të lejuara të kamionistit 41 vjeçar banues në Krujë.
"Në aksin rrugor Lushnje-Berat, duke drejtuar mjetin kamion tip ?Scania?, me targë AA 667 MP dhe targë karrocerie AD R628, ngarkuar me gurë mermeri, gjatë një manovre parakalimi me shpejtësi tej normave të lejuara, një gur mermeri ka dalë nga karroceria, ka rënë në rrugë dhe më pas në mjetin tip ?Peugeot?, me targë AA 862 SF, me drejtues shtetasin M.I, 29 vjeç." informon policia e Fierit sot
Erinolda ka qenë pasagjere ndërsa mjeti drejtohej nga bashkëshorti i saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-dinamika-e-aksidentit-tragjik-ne-lushnje-guri-i-mermerit-zuri-poshte-makinen