Ora News – Drilona u asfiksua, zbardhen shkaqet e zjarrit në ashensor tek Fresku

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Drilona, e reja që humbi jetën në ashensor në fund të janarit 2017, ka vdekur nga asfiksia.
Ekspertiza mjeko ligjore zbardh shkakun e vdekjes së nënës së një fëmijë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku ashensori i një pallati 7-katësh u përfshi nga flakët.
Prokuroria deklaron: ?Shkaku i vdekjes së 34-vjeçares ka qenë asfiksia indore
(vuajtja e qelizave per oksigjen) si rezultat i mbidozimit me monoksid karboni.
Pse shperthyen flaket ne ashensor?
Gjithashtu prokuroria ka administruar edhe aktin e ekspertimit të zjarrit nga drejtoria e MZSH ku përcaktohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë djegia e Droselit të ndriçimit duke djegur pjesën e tavanit.
?Njëkohësisht kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze që ushqen ndriçimin e kabinës së ashensorit dhe elektromotorrit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Eshte krijuar dhe vatra e dytë e cila ka qenë më e fuqishme dhe me intensitet më të lartë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drilona-u-asfiksua-zbardhen-shkaqet-e-zjarrit-ne-ashensor-tek-fresku/

Share This Video


Download

  
Report form