Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Erozioni është shkaku i lëvizjes së shkëmbit që ra mbi automjetin në aksin rrugor Balldre-Torovicë e që ju mori jetën tre personave pjestarë të së njëjtës familje.
Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar pas verfikimeve të bëra në terren.
Vladimir Kola: Ai nuk është guri i parë që lëviz por ka qenë ndër masivet më të mëdha. Lëvizja e atij guri ka ndodhur për shkaqe natyrore, nga erozioni. Reshjet luajnë rol kryesor në humbjen e ekuilibrit dhe prishjen e kohezionit të lidhjes masive të tyre me shkëmbin rrënjësor, duke shkaktuar lëvizjen e tyre drejt pjesëve më ulëta të shpatit. Kjo ka çuar në marrjen e tre jetë njerëzish në makinë. Ishte komplet një rastësi.
Inxhnieri Gjeologjik, Vladimir Kola, thotë se në të dy anët e malit si nga pjesa e Torovicës ashtu dhe nga zona e Kakarriqit ka shkëmbinj të tjerë që përbëjnë rrezik për zonën e banuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-erozioni-shkaku-i-aksidentit-tragjik-ne-torovice/