http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Faktori politika në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi. Kryetari i komunës Shaip Kamberi thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë me Bujanoci dhe Medvegjën dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.
Kamberi paralajmeron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.
Ndërkohe analisti nga Bujanoci, Nexhat Beluli në një prononcim për Vizion Plus, kritikon sjelljen e presidentit Hashim Thaçi për të cilin thotë se po manipulon me termat. Sipas tij marrëveshja Prishtinë-Beograd nuk duhet të cënojë asnjë pjesë të territorit të Kosovës.
Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpështuar kontaktet me Prishtinën