“Nuk ka qetësi për Thaçin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi dështoi te pengonte zgjedhjen e Hashim Thaçit president, opozita ne Kosove ka nje tjetër skenar per largimin e tij nga posti i kreut te shtetit. Përfaqësues te saj pohojnë se po shqyrtojnë mundësinë e kontestimit te aspektit juridik te zgjedhjes se tij. Per te aplikuar nje skeme te tille opozita, ka precedentin ?Pacolli?, i cili qëndroi vetëm 40 dite ne presidence, pasi zgjedhja e tij u shpall e pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese per shkak te mungesës se kuorumit ne parlament. Megjithëse e vetme ne ketë aksion e përballe fshikullimeve te drejtpërdrejta nga ndërkombëtaret per përdorimin e dhunës ne mitingje, opozita është e vendosur per te mos i ndalur protestat deri ne rrëzimin e qeverise dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme. Hashim Thaçi u zgjodh president ne seancën e se premtes ne raundin e trete me 71 vota, ndërsa opozita nuk mori pjese ne votim.

Share This Video


Download

  
Report form