http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës është takuar presidentin Hashim Thaçi, ku është shprehur se Kosova meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë ndërkombëtare si vend i lirë e i pavarur.
Në këtë takim Thaçi i ka dhënë ish-presidentit amerikan ?Urdhrin e Lirisë?, për merita të veçanta.
Clinton ka thënë se ndihej krenar që ishte president i SHBA-së në kohën ishte marrë vendimi për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.
?Unë gjithmonë do të jam krenar me faktin se unë isha president i SHBA-së në kohën kur ju patët nevojë që dikush të ngritet dhe ta thotë se nuk ka më spastrim etnik, nuk ka më përndjekje të njerëzve nga shtëpitë e tyre, jo më vrasje të civilëve të pafajshëm?.
Ai tha se jo vetëm SHBA, por gjithë bota duhet të jetë krenare me të arriturat në Kosovë, demokracinë e saj dhe shtet-ndërtimin. Ai inkurajoi lidershipin e Kosovës që tani të ndërtojnë paqen brenda e jashtë kufijve të Kosovës, për dëshmuar se është shtet demokratik.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Clinton është heroi i Kosovës dhe i shprehu mirënjohjen më të më lartë atij për vendimin historik që kishte marrë në vitin 1999 për ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.
?Ju jeni heroi ynë dhe ju falënderoj shumë, shumë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës edhe njëherë. Prandaj, duke u bazuar në kompetencat e mia si president i Kosovës, por edhe si mik i juaj, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës ?Urdhrin e Lirisë?. Nuk ka çmim që mund të shpërblejë atë kontribut tuajin, sepse dekorimi më i madh është liria e Kosovës?.