BOOM analizon akulloret që skadojnë në 2020-ën, ISUV: Janë jashtë standardi

Ora News Emisione 2018-07-26

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Boom" këtë herë është ndalur tek siguria ushqimore.

Produkti i akullores, një ndër më të preferuarit e sezonit të verës, nën ambalazhin tërheqës për të rritur apo fëmijë, prodhuar në Shqipëri apo ardhur nga jashtë, ka një të përbashkët, afatin 2- vjeçar të jetëgjatësisë.

Edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk ka asnjë datë prodhimi në etiketë, gazetarët e "Boom" i kanë blerë këto akullore në qershor të këtij viti, ndërsa në etiketë lajmërohet skadenca në muajin tetor të vitit 2020.

Akullore të ardhur nga Iraku

Në disa nga këto akullore, data e skadencës fshihet thjesht duke e prekur me gisht. Në tregun shqiptar, gazetarët gjetën edhe një produkt të ardhur nga Iraku, një akullore për fëmijë, e cila në paketim kishte një nga personazhet më të dashur për ta.

Nëse përbërësit e akulloreve janë disa nga përbërësit më delikat, si qumështi, veza, uji, ëmbëltuesit produkte këto të cilat veç e veç kanë një afat shumë më të shkurtër skadence , atëherë si ka mundësi që këto akullore mund të ruhen për më shumë se 2 vjet?

Afati për jetëgjatësinë e akullores 126 ditë

Sipas drejtorit të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, afati i parashikuar për jetëgjatësinë e një akulloreje është 126 ditë dhe vendosja e një afati kaq të gjatë skadence, është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Hasan Stafa: Shkencërisht ose nga ana bio-kimike , shkencore mjekësore 126 ditë është qëndrimi i një akulloreje në temperaturën që arrin deri në 4 gradë që presupozon që këto marketet dhe mjetet frigoriferike plotësojnë kushtet, që presupozon një sezon prej katër muajsh që kjo akullore duhet të konsumohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-analizon-akulloret-qe-skadojne-ne-2020-en-isuv-jane-jashte-standardi

Share This Video


Download

  
Report form