BOOM denoncon: Të vdekurit që për shtetin janë gjallë

Ora News Emisione 2018-06-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM?nën drejtimin e prezantueseve Fiori Dardha dhe Rozana Radi, ka denoncuar kësaj here shkeljen që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

Sami Murataj nga Paskuqani denoncoi në ?BOOM?, rastin e bashkëshortes së tij me iniciale Xh.M , e cila edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

I moshuari deklaroi se ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por pa gjetur zgjidhje.

Gazetarët e "BOOM" u interesuan pranë gjendjes civile të Njësisë Administrative Paskuqan, ku konfirmuan se e ndjera figuron ende e gjallë, pasi pranë kësaj zyre agjencia funerale, apo familjarët nuk kanë paraqitur dokumentat që vërtetojnë vdekjen e saj.

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Lejen e varrimit, duhet të vij funerali, ai që merret dhe e ç`regjistron. Se personat familjarë janë të zënë me mortin, me hallin që kanë.

Gazetarja: Në këtë rast ata nuk kanë ardhur fare, agjencia funerale këtu tek ju atë ditë?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: S`kanë ardhur pra. Jo.

Gazetarja: Nuk kanë ardhur?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Nuk kanë ardhur, se në momentin që vijnë unë jap lejen e varrimit.

Gazetarja: Nga ana ligjore, a duhet të nxirrej njëherë leja e varrimit, pastaj të varrosej individi?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po.

Aty ata zbuluan se për këtë rast nuk është lëshuar as leja e varrimit.

Gazetarja: Në një pikë këtu të ligjit thuhej që edhe institucionet kanë detyrimin për t`i dërguar këto (dokumenta), nëse ajo vdes në spital përshembull, ose IML-ja, një kopje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-te-vdekurit-qe-shtetin-jane-gjalle

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS