http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky 92-vjeçar, ish i përndjekur politik, mori këstin e parë për vitet e burgut që ka bërë në monizëm. Edhe pse priti 23 vjet nuk i erdhi radha të merrte dëmshpërblimin, duke qene nga të paktët në ketë moshë që janë ende të gjallë. Ndaj dhe ndryshimi kryesor i ligjit të ri për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve është shlyerja e rreth 2 mijë personave që janë ende gjallë. Duke u nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit me protestat dhe tentativat për t'i dhëne fund jetës nga disa ish të përndjekur, Veliaj kërkoi që kjo çështje të mos marrë ngjyra politike. 106 ish të përndjekur morën këstin e tyre të parë, ndërkohë që emrat e 40 të tjerëve do të publikohen një ditë më pas. Sipas ministrit Veliaj, në tetë vite qeverisje të demokrateve është djegur gjysma e fondit që ishte parashikuar për dëmshpërblimin e kësaj kategorie.