Të gjithë qytetarët që kanë ardhur prej jashtë vendit me test negativ PCR, janë të lirë nga karantina shtetërore por edhe nga izolimi i detyrueshëm shtëpiak. Ministri Venko Filipçe njoftoi se nga karantina do të lirohen edhe qytetarët që në vend kanë hyrë pa test. Por fillimisht duhet të kryejnë testin PCR dhe të marrin rezultate negative. Filipçe thotë se aktualisht në karantinë shtetërore nuk ka persona të infektuar me koronavirus.
Rreth 15-20 njerëz janë pozitiv të cilët ishin në Karantinë shtetërore dhe në pajtueshmëri me gjendjen e tyre shëndetësore dhe në pajtueshmëri me rekomandimet e mjekëve është konstatuar se ata mund të mjekohen në shtëpi. Kuptohet edhe në konsultim me mjekët e tyre amë- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, për shkak të kontakteve me persona të infektuar në izolim shtëpiak janë vendosur 763 persona. Numri i përgjithshëm i personave në izolim është 7286 persona. Në vetë izolim brenda 24 orëve kanë hyrë 113 persona duke e çuar në 2,813 numrin e përgjithshëm.
Mefail Ismaili