Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Fierit kërkojnë që ndërhyrja në Gjanicë të vijojë përgjatë gjithë gjatësisë së saj, pasi vetëm në këtë mënyrë do shmangen përmbytjet. Vetëm gjashtë muajt e fundit, zonat pranë Gjanicës në Fier janë përmbytur të paktën 3 herë.
Ndërhyrja për thellimin dhe pastrimin e lumit Gjanicë, i cili muajt e fundit ka përmbytur disa herë lagjet e Fierit, po vijon prej ditësh. Tashmë mjetet e bashkisë po ndërhyjnë në vendin e njohur si ura me pasarela dhe ura metalike, dy zona ku Gjanica dilte fillimisht nga shtrati. Qytetarët e Fierit thonë se prej 25 vitesh shtrati i lumit ka qenë i mbushur me mbeturina inertesh nga ndertimet pranë tij, ndërkohë që që kërkojnë që ndërhyrja të përshkojë të gjithë Gjanicën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pastrimi-i-gjanices-qytetaret-nese-nderhyhej-me-heret-sdo-permbyteshim/