Makinat e policisë lyhen me "bojë të re", ICITAP: Janë jashtë standardi, nuk funksionojnë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 10

Pavarësisht se ditën e martë qeveria paraqiti një imazh të ri të policisë shqiptare, automjete me dizajn të ri, situata nuk është kaq e mirë sa i përket gjendjes se tyre.

Në një raport të ICITAP, për kushtet e punës së policëve në terren,janë bërë disa gjetje sa i përket automjeteve që përdorin blutë gjatë punës së tyre.

Sipas këtij raporti 70 % e automjeteve të patrullës së përgjithshme ishin në gjendje të dobët, ose shumë të dobët dhe 82% e furgonave dhe mjeteve të tjera ishin në gjendje të dobët ose shumë të dobët,ndërsa asnjë automjet nuk përmbush kategoritë mirë ose shumë mirë.

Vjetërsia e këtyre makinave është një tjetër problem,ku nuk ka asnjë nënvjetërsinë e 5 viteve. Automjeti i markës Chervole,e cila përdorët masivisht nga patrullat është i papërshtatshëm, shkruhet në raport.

"Kjo makinë nuk është ekonomike në konsum karburanti, nuk ka elemente sigurie si dhe hapësirë ngarkese të nevojshme për një automjet policie moderne"-thuhet në raport.

Në pjesën më të madhe të stacioneve të vizituara, personeli u ankua për mungesën e mjeteve të transportit për personelin policor si dhe për transportin e të arrestuarve.
Ankesa ka patur edhe për mungesën e automjeteve për patrullim si dhe të karburantit të mjaftueshëm.

Shpesh mungesa e karburantit të mjaftueshëm bënte që disa automjete patrullash të mos përdoreshin në një turn, ose të vendoseshin në pozicione statike në vend që të patrullonin.

Në një sërë rastesh punonjësit e policisë gjyqësore kanë përdorur automjetet e tyre private, madje me shpenzimet e tyre, për të kryer operacionet.

Si përfundim, ICITAP vuri re se në shumë njësi policore të vizituara, mungesa e investimeve në automjete policore dhe karburant ka sjellë një ndikim negativ, që sa vjen e rritet, në efikasitetin e punës.

"Flota e vjetëruar dhe e pamjaftueshme e automjeteve është shumë poshtë një standardi të pranueshëm dhe nuk mund të përmbushë kërkesat e policimit modern në një shoqëri, në të cilën kriminelët kanë mundësi përdorimi të mjeteve shumë më të mira të transportit" -mbyllet raporti i ICITAP.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS