Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur rëndë gjatë punës. Dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin. Dy punonjësit janë transportuar në Repartin e djegie-plastikës në QSUT në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë.