A1 Report - Dy punonjës të Policisë së Shtetit trafik armësh drejt Kosovës

Report TV 2015-08-21

Views 15

Trafiku armëve drejt Kosovës ka vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve dy punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, Fadil Sulën inspektor kufiri dhe Hamdi Matja, magazinieri që ka furnizuar grupin për trafikun e armëve.


TIRANË - Trafiku armëve drejt Kosovës ka vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve dy punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Burime zyrtare nga policia thanë se, të arrestuarit kishin ngritur një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të ndryshme.

Hetimi në lidhje me këtë grup kriminal është bërë nga efektivët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, të cilët kishin marrë informacione për përfshirjen e dy punonjësve në këtë rrjet trafiku.

TË ARRESTUARIT GJATË OPERACIONIT JANË:
Fadil Sula, 53 vjeç, lindur dhe banues në Bushtricë të rrethit të Kukesit, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, i dyshuar si organizatori i këtij grupi kriminal.

Liman Gjici, 47 vjeç, lindur e banues në fshatin Bushtricë të rrethit të Kukësit, i dyshuar si ndihmësi i organizatorit kryesor të këtij grupi.

Hamdi Matja, 52 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, me detyrë magazinier armatimi në Repartin 100, pranë Ministrisë se Punëve te Brëndshme, në rolin e furnizuesit kryesor me armë e municione te organizatorëve të këtij trafiku.

Lorenc Zyli, 34 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.

Erjon Zisko, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Skënderbegas të Gramshit, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.

Abedin Plaku, 53 vjeç, lindur e banues në Gramsh, në rolin e grumbulluesit dhe furnizuesit me armë e municione të organizatorëve të këtij trafiku.

Arrestim i këtyre personave është bërë pas një hetimi intensiv disa mujor, të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të "trafikimit të armëve dhe municioneve".

Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa anëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar një sasi armësh dhe municionesh luftarake. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

12780 fishekë automatiku e pistoletë;
4 armë automatike;
Një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të ç'montuara.

Nga dokumentimi i deritanishem i aktivitetit kriminal të këtij grupi rezulton se vetëm magazinieri i Repartit 100 i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka furnizuar grupin kriminal, me 100.000 mijë copë fishekë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS