http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën që Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë këtij viti.?Vizitën e presidentit rus, (Vladimir) Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës?, ka thënë Veseli.Ai i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qëndruar të enjten në Beograd. Ai gjatë një konference për media, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ?Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244?./REL