Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë plagosur nga djegie të rënda gjatë punës.
Mësohet se dy punëtorët ishin duke punuar për të riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit.
"Pakujdesia dhe ngritja e thikave për lidhjen e energjisë elektrike iu ka shkaktuar djegie të shumta në të gjithë trupin", thuhet në njoftim.
Dy punonjësit janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën emergjente.
Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-po-punonin-riparimin-e-nje-defekti-digjen-dy-punonjes-te-oshee