Tre elektricistët e degës së OSHEE-së në Shkodër, që mbetën të plagosur teksa riparonin një defekt, kanë mbërritur në Tiranë.
Nga reparti i djegie-plastikës, mjeku përgjegjës ka deklaruar se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë djegie të mëdha.
?Dy prej tyre kanë një sipërfaqe prej 60 për qind me djegie. Ndërsa i treti besoj se do të rikuperohet?, ka deklaruar mjeku.
Mësohet se elektricistët në gjendje të rëndë janë Erion Hafizi dhe Agron Berisha, 35 dhe 28 vjeç, ndërsa Afrim Halluni, 45, është drejt rekuperimit.