Report TV - Përplasen dy mjete në Pogradec, në gjendje të rëndë 28-vjeçarja

Report TV 2018-05-15

Views 0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Petrushë, ku janë përplasur dy automjete. Konkretisht mjeti tip "Benz" me targa AA626TB me drejtues Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip "Benz" me targa AA258AU me drejtuese N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.

Si pasojë janë plagosur A.B, 26- vjeçe; S.A, 27- vjeçe, si dhe Majlinda Tabaku, rreth 28- vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin që drejtohej nga N.B.

Ndërkohë mësohet se pasagjerja, Majlinda Tabaku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS