Landfilli i Maliqit mbyll dyert - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ky është landfilli i Maliqit, sot është e diele dhe është i mbyllur. Këtu depozitohen mbetjet e Korces dhe juglindjes se vendit?.?



Shqetësimi për mbylljen e landfillit është ngritur nga presidenti i firmës së pastrimit në Korçë, i cili thotë se është bërë i pamundur pastrimi i mbetjeve.



Mospastrimi i mbetjeve në Korçë dhe në Maliq gjatë këtyre dy ditëve, është shndërruar në një shqetësim për banorët.



Përgjegjësja e Landfillit, Vjollca Kostreci sqaroi se impianti është mbyllur në mënyrë që punonjësit të bënin një ditë pushim. Por Kostreci shton se firma e pastrimit mund të boshatiste kontenierët e mbetjeve në qytet nga materialet e riciklueshme.



Pas 10 vitesh investime, landfilli i Maliqit ka nisur punën vetëm një javë më parë. Por sot dera e fushës së depozitimit të mbetjeve ishte mbyllur pa asnjë njoftim, duke i lënë koshat e plehrave të mbushur në mes të sezonit turistik.

Share This Video


Download

  
Report form