Teatri Kombëtar “mbyll” dyert - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbyll dyert Teatri kombëtar. Këtë fundjavë, skena kryesore teatrale në vend nuk ofron asnjë alternativë. Premiera e Makbethit e shumëpritur, nuk është ende gati. Shfaqja është shtyrë.



Të vetmet prodhime artistike për t?u ndjekur këtë fundjavë janë ato në Teatrin Eksperimental dhe komedia urbane në Teatrin e Metropolit.



?Një engjëll në katin e 11?, një komedi shqiptare e shkruar dhe nën konceptin regjisorial të Stefan Çapalikut, është alternativa që sugjeron Teatri i Metropolit. Në skenë ngjiten Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri dhe Erion Hinaj.



Edhe premiera e Teatrit Eksperimental është një shfaqje me pak aktorë, me skenografi të thjeshtë, e me një autore shqiptare. Doruntina Basha sjell nën interpretimin e aktoreve Rozi Kostani e Ina Morinaj dramën e grave të Kosovës që vuajnë edhe pas shumë vitesh zhdukjen e burrave. ?Gishti? është shfaqja që ngjitet në sallën më të vogël dhe intime të Eksperimentalit.



Ky është i vetmi institucion që këtë fundjavë shfrytëzon të gjitha sallat. Në skenën ngjitur, Kiço Londo rikthen komedinë Boing Boing, që në poster mban shënimin +16, ndërsa ende vijon rrugëtimin artistik në skenën më të madhe të këtij teatri, tragjedia greke ?Medea?.



Edhe për të vegjlit, teatri i pedonales ofron mëngjesin e së shtunës dhe së dielës dy alternativa. ?Matilda?, rikthen personazhin e njohur nga fëmijët, por nga Hollivudi, në skenën e Eksperimentalit, ajo vjen si muzikal. Shfaqja tjetër ?Safari i Livias? flet për të vegjlit me gjuhën e teknologjisë.



Për dashamirësit e muzikës, ka vetëm një alternativë. Një koncert klasik në Muzeun Historik Kombëtar nga formacioni i harqeve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Share This Video


Download

  
Report form