http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dëmtohet ura e Fshat Maliqit në aksin nacional Korçë Gramsh. Shkak janë bërë prurjet e shumta të përroit, por edhe kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Dëmtimi i saj ka detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar të lejojë kalimin e mjeteve vetëm në një korsi por edhe të ulë deri në 8 ton tonazhin e lejuar të mjeteve të cilët përdorin këtë aks nacional.Dëmtimi i shpatullës së urës ka detyruar firmën e mirëmbajtjes të ndërhyjë menjëherë për të siguruar kalimin normal të mjeteve. Sipas inxhinierit Genci Sinani aktualisht është duke u devijuar rrjedha e ujit për të vijuar me përforcimin e bazamentit të urës.Aksi nacional Maliq Gramsh është një prej akseve kryesorë në juglindje të vendit që lidh jo vetëm qytetin e Korçës e Maliqit, por edhe disa njësi administrative të Maliqit me Gramshin, me gati 100 mijë banorë të cilët përdorin këtë aks.Betonimi i të dy shpatullave të urës së Fshat Maliqit do të kryhet brenda pak ditësh duke siguruar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të mesëm, ndërkohë që deri në përfundim të investimit nuk do të lejohen të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.