http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja që të ofron sot pjesa më e madhe fshatrave në fushën e Maliqit. Nga malet me mbeturina të krijuara ndër vite shikon deri plehra organike te cilat banoret pasi i kane nxjerr nga kasollet e bagëtive i kane hedhur vend e pa vend. Situata e tille është kthyer ne një shqetësim te madh për te gjithë banorët.Për shkak të gjendjes së tij mjaft shqetësuese, pastrimi i fshatrave të Maliqit është puna e parë që ka ndërmarre bashkia. Pastrimi ka nisur nga fshati Vreshtas për te vijuar me pas me te gjitha fshatrat te fushës se Maliqit, por dhe ato të Malësisë se Gores.Për kryetarin e Bashkise Gezim Topçiu, puna kryesore është heqja në kohen e duhur e të gjithë mbeturinave të krijuara. Pas Vreshtasit aksioni pritet te vijoje ne njësitë e tjera për te pasur nen kontroll mjedisin në të gjithë Bashkinë e Maliqit.