http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ura e Maliqit, aty ku vetëm pak ditë më parë një 24 vjeçar humbi jetën në aksident, është kthyer prej kohësh në një vend të rrezikshëm për shoferët. Ata thonë se ky segment nuk i ka elementët e sigurisë.Për Kryetarin e bashkisë së Maliqit Gezim Topçiu, jo vetëm ura, por edhe gjithë aksi rrugor deri në Moglice ka probleme me sigurinë.Në qarkun e Korçës 80 ura janë pa elemente sigurie. Por Autoriteti Kombëtar i Rrugëve në juglindje bën të ditur se edhe aksi nacional Korçe-Leskovik ka rrezikshmëri te larte.