Informaliteti burim korrupsioni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tek ekonomia informale, kryeministri Edi Rama ka gjetur arsyen e thellimit të varfërisë. Në një aktiviteti mbi luftën kundër këtij fenomeni, që cilësohet nga kreu i qeverisë si kancer që nuk luftohet me predikime, theksi u vu në vijimin e aksionit kundër evazorëve. Kryeministri tha se u zgjodh rruga e luftës kundër informalitetit për të mos lejuar që një grup i vogël të pasurohej në kurriz të më të varfërve. Ne këtë mënyrë ai argumentoi efektin e politikave te ndërmarra nga qeveria.?Po të mos ishin këto reforma këtu nuk do kishim drita, nuk do ishim në gjendje të flisnim për ulje taksash dhe rritje rrogash, pro do ulnim taksash. jemi i vetmi vend i prekur nga kriza që nuk ka prekur rroga dhe pensione. shikoni Serbinë sot, ulin rroga dhe pensioni dhe shkurtojnë 10-tra mijëra vende pune.?Pasi qeveria dha të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, shefi i ekzekutivit kërkoi që biznesi duhet të paguaj të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Në fund të një fjalimi të gjatë, kryeministri dha një lajm të mirë që qytetarët, paketa e re fiskale nuk parashikon rritje taksash. Por, nënvizoi se aksioni kundër informalitetit nuk do të ndalet.

Share This Video


Download

  
Report form