http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet nuk i kane fshehur rezervat për nismën me te fundit te qeverise qe pritet te nise ne shtator, betejën kundër informalitetit dhe evazionit. Por edhe pse opozita është pro formalizmit te ekonomisë, anëtarja e Komisionit Parlamentar te Ekonomisë Jorida Tabaku i kujton kryeministrit Edi Rama se kjo duhet te ishte puna e tij e përditshme qe prej shtatorit te vitit 2013 kur erdhi ne pushtet.?Shteti nuk mund te drejtohet me aksione, shteti nuk mund te drejtohet sot me nesër. u kujtuam sot dhe te fillojmë nje aksion per te kthyer ligjshmërinë, ligji zbatohet gjithmonë ? Per demokratet shqetësimi me i madh mbetet përsëritja e precedentit te krijuar gjate aksionit kundër vjedhjes se energjisë elektrike, duke penalizuar te vegjlit ndërkohe qe nuk preken bizneset e mëdha qe kane lidhje me pushtetin ?Biznesi i vogël është ai qe do te jete pre e sulmit te policisë, sulmit te tatimoreve, sulmit te shtetit sepse unë nuk besoj si ne rastin e energjisë elektrike do te kemi një rast te vetëm te nje biznesi te madh qe do te penalizohet?.Një dite me pare ishte kryetari i PD Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin se kërkon te mbushe arkën e shtetit duke ushtruar presion mbi biznesin e vogël e te mesëm, ndërkohë qe favorizohen sipas tij oligarkët qe kane kapur peng qeverinë.