Tregu mobiliar rrezikohet nga informaliteti i lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i mobilieve ka njohur një lulëzim të vërtetë në dy dekadat e fundit. Sot, rreth 50 mijë punëtorë janë pjese e këtij tregu, por që po rrezikohet nga informaliteti i lartë. Në total numërohen rreth 1900 biznese që operojnë në fushën e prodhimit të mobilieve me një fuqi punëtorë prej 50 mijë punonjësish. Por shqetësimi është përtej kësaj situate, ku informaliteti është rreth dyfish më i lartë dhe bizneset i shmangen taksave të shtetit, ndërsa punonjësit rrezikojnë të ardhmen pasi punojnë në të zezë. Pjesë e shqetësimeve të prodhuesve imobiliare është edhe mos rimbursimi në kohë i TVSH nga ana e tatimeve si dhe çmimet e referencës që aplikohen në dogana. Këto shqetësime do t'i adresohen institucioneve përkatëse nga komisioni i veprimtarive prodhuese. Tregu mobiliar ka një prodhim prej 180 milionë euro në vit, e nëse të gjithë ato punishte që funksionojnë neper lagje do të ishin formalizuara, buxheti dhe punonjësit do të kishin të tjera përfitime.

Share This Video


Download

  
Report form