http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mosfunksionimi siç pritej i landfilit te Maliqit, ka bërë që Banka Gjermane për Zhvillim të zhvillojë një takim me 6 kryetarët e bashkisë së Qarkut te Korçës.
Në ketë landfill, nga gjashtë bashki që duhej të depozitonin mbetjet, vetëm bashkia e Korçës dhe ajo e Maliqit e bëjnë një gjë të tillë.
Mosdepozitimi i mbetjeve nga ana e njësive të tjera, është bërë shqetësim jo vetëm për Bankën Gjermane për Zhvillim, por edhe për kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo, pasi kjo bashki është aksioneri kryesor në landfill.
Shkak për mosdepoizitimin e mbetjeve janë bërë kostot e transportit. Eduard Kapri, kryebashkiuaku i Pogradecit thotë se transferimi i plehrave drejt Maliqit ka një kosto të papërballueshme për institucionin që ai drejton.
Të pamundur për të përballuar financiarisht kalimin direkt mbetjeve e kanë edhe bashkitë e Bilishtit, Ersekës dhe Pustecit, ndaj dhe kryetarët e këtyre bashkive kërkojnë nga pala gjermane zgjidhjen e këtij ngërçi.