Hapet kalaja e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-15

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana do te ketë je tjetër hapësirë pedonale qe do te jete një nga vendet me te frekuentuar jo vetëm nga kryeqytetasit.



Kalaja e vjetër e Tiranës po konceptohet si një hapësirë e ngjashme me ?Pazarin e Ri? ku krahas bareve dhe restoranteve do te ofroje mjedise për artizanet, për zhvillimin e kulturës dhe artit. Gjate inspektimit te punimeve qe po kryhen brenda mureve te kalasë, kryetari Erion Veliaj tha se brenda pak javësh kjo hapësirë do te jete gati.



?Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer ?çarshinë? e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri?.



?Dua t?u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një ?tis? të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës?.



Veliaj tregoi se ky projekt është një bashkëpunim mes privatit dhe publikes. Ndërsa shtoi se edhe tetari i ri do te jete një sukses ne kryeqytet i cili do te sjelle një godine moderne për artistet dhe spektatoret.



?Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t?u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme, ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë, por të ndërtohet që në fillim si teatër, për Tiranën e 100 viteve që vijnë. E ardhmja e këtij qyteti nënshkruhet nga njerëzit punëtorë, nga ata që flasin pak, por që bëjnë shumë punë, nga ata njerëz që nuk japin mend si gjithologë për çdo temë, por që përveshin mëngët, i shtrohen punës dhe pa u rënë shumë borive, prodhojnë xhevahire siç do të jetë Kalaja e rinovuar e Tiranës?.



Ndërkohë kalaja e vjetër e Tiranës, pas bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani, i është nënshtruar një rinovimi total, duke krijuar një hapësirë të re kulturore e tregtare. Ndërsa po mendohet ndërtimi i një rruge te re vetëm për këmbësoret qe do ta lidhe Unazën dhe rrugën e ?Elbasanit?.

Share This Video


Download

  
Report form