http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një jave nga rrëshqitja e dheut ne zonën e Ibes, rruga kombëtare Tirane - Elbasan, nga kjo e shtune është e hapur për qarkullimin e automjeteve. Sipas autoriteteve lëvizja do te jete e kufizuar çka do te thotë qe ne zonën e Ibes kalimi do te jete me nje sens dhe nen monitorimin e policisë. Ministri i Infrastrukturës Haxhinasto beri nje inspektim ne këtë zone qe sipas eksperteve paraqet rrezikshmëri te larte rrëshqitjeje. Sipas tij puna kryesore është përqendruar ne largimin e masivit te dheut. Nje jave me pare, ne këtë segment pati një rrëshqitje masivi te dheut çka solli dëmtime ne 20 banesa përreth si dhe ne 10 objekt tregtare. Autoritet morën vendimin per te larguar familjet nga shtëpitë deri ne një vendim te dyte te stabilizimit te situatës.