http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hapet Unaza e Madhe që lidh zonën e ?Pallatit me Shigjeta? me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi ?Shqiponja? dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.
Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.
?Jam shumë i lumtur që sot mori fund një agoni shumëvjeçare në Njësinë 5. Dua t?u bëj thirrje të gjithë atyre që vijnë nga zona të tjera të Shqipërisë, që nëse hyjnë nga autostrada e Durrësit në drejtim Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit, Korçës, të mos futen më në Tiranë, pasi mjafton të përdorin këtë segment të Unazës së Madhe për të dalë në Farkë e për të vazhduar me autostradën Tiranë-Elbasan. Anasjelltas, kush vjen nga juglindja drejt veriut e këshilloj të mos kalojë nga Rruga e Elbasanit, por të përdorë sërish këtë by-pass për të dalë menjëherë në autostradën tjetër?, tha Veliaj.
Veliaj theksoi se vonesat kanë ardhur si pasojë e burokracive me shpronësimet dhe proceset gjyqësore, të cilat do të marrin zgjidhje nga qeveria e re.