http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i ARRSH, Afrim Qendo ka pohuar këtë të hënë se ndërtimi i ?Unazës së Madhe? në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri të madh banesash.Qendro tha për mediat se do të prishen të gjitha ndërtesat, të cilat janë vendosur përgjatë gjithë segmentit nga ?Pallati me Shigjeta? deri tek ?Sheshi Shqiponja?.Sipas kreut të ARRSH-së, nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.?Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s?kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara.?Kreu i ARRSH, Afrim Qendro pohoi se ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi do të bllokohen menjëherë, ndërsa të tjerat që kanë një dokument pronësie, do të shlyhen financiarisht pas verifikimeve në terren.