Ora News - Unaza e madhe: Do shemben 317 objekte. Skualifikohen 163 objektet në proces legalizimi

Ora News Lajme 2018-11-05

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.

Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Afrim Qendro , kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici nënkryetari i bashkisë së Tiranës, një përfaqësues i Hipotekes dhe një i ALUIZNI-t dolën sot paradite në një konferencë për median lidhur me projektin e Unazës së madhe, loti nga "Shkolla Teknologjike tek sheshi Shqiponja" që po shoqërohet me protesta nga banorët, objektet e të cilëve preken nga gjurmët e projektit.

Sa objekte preken?

Qendro ka bërë të ditur se janë bërë verifikimet e dokumenteve për objektet që shemben në ndërtimin e rrugës në Shkozë dhe në Unazën e Re.

Afrim Qendro: "Nga verifikimi paraprak, për të pesta lotet e të dyja projekteve, na del në total:
317 objekte nga të cilat
163 objekte janë në proces legalizimi dhe do të jenë të skualifikuara nga ALUIZNI
123 objekte janë me vërtetim pronësie
kemi disa objekte të tjera për të cilat, me verifikimin nuk ka asnjë lloj informacioni sepse ose nuk ka pasur banorë në banesa ose nuk kanë dashur të japin informacionin përkatës."

Çfarë do të ndodh me pronarët e objekteve që skualifikohen nga ALUIZNI?

"Të gjithë projektet që janë në këtë gjurmë do i nënshtrohen procesit të skualifikimit" nënvizoi edhe përfaqësuesja e ALUIZNI-t.

Ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë.

"Për objektet që skualifikohen nga ALUIZNI, në bazë të ligjit përfitojnë asistencën dhe futjen në listën e qytetarëve që janë për tu trajtuar si të pastrehë" sqaroi Afrim Qendro

Arbri Mazniku: Çdo person që ka një dokument hipotekor për banesën apo biznesin që preken nga projekti do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit. Të gjithë familjet që janë në proces legalizimi dhe që do të duhen të skualifikohen bashkia Tiranë do i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë që kemi në dispozicion. Ata do të trajtohen me një procedurë të posaçme për bonusin e qerasë në mënyrë që të kemi për të kaluar në një procedurë të shpejtë dhe të aprovohen sa më shpejt në këshillin bashkiak që të kenë mundësinë të përfitojnë bonusin e qerasë për një periudhë të paktën 1 vjeçare por që ka mundësi të rinovohet më pas sa të kenë mundësi të ristrukturohen dhe menaxhohen në banesat e reja. Ose do të kenë një linjë prioritare në të gjitha programet e banesave sociale apo banimit që bashkia e Tiranës ka.

Këto familje fitojnë bonusin e qerasë pavarësisht gjëndjes sociale, pra dhe kur ata janë familje që i kanë të ardhura për të pasur mundësi për të përballuar qeranë do u jepet bonusi i qerasë për 1 vit."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-do-shemben-317-objekte-skualifikohen-163-objektet-ne-proces-legalizimi

Share This Video


Download

  
Report form