TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit shembi 5 objektet te ish-Shqiponja që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Aksioni nisi në orën 06:00 me bllokimin e trafikut dhe shembja e objekteve përfundoi pas 3 orësh. Ndryshe nga herët e tjera, mëngjesin e sotëm nuk u shënua asnjë incident dhe nuk ka pati asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendin e ngjarjes ishin të pranishme forcat e policisë bashkiake, por edhe të rendit dhe FNSH-së për të shmangur tensionet nëse do të kishte.
Problemi i vetëm ishte kaosi që u shkaktua nga bllokimi i trafikut në të dyja krahët, që vijoi deri në heqjen e të gjitha inerteve. Ndërkohë që nesër në datë 10 janar do të shembet edhe një objekt tjetër por në këtë rast sipas IKMT do të përdoret lëndë plasëse, pra me shpërthim të kontrolluar. Në këtë godinë që është 6-katëshe kanë qëndruar disa banorë, që kanë deklaruar se kanë qenë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, por e vërteta rezultoi se ishte ndryshe, ndërsa sot kanë nisur lëvizjen e orendive. Kujtojmë që protesta më jetë gjatë në Shqipëri ajo e banorëve të Astirit, u mbyll me shembjen e 33 objekteve, nga IKMT më 12 nëntor për të rifilluar sot, por këtë herë pa incidente.