http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër dëshmi e diktaturës komuniste dhe fobise se saj ndaj sulmeve nga jashtë pritet te çelet shume shpejt për vizitoret dhe kureshtaret ne qendër te kryeqytetit. Objekti është një tjetër bunker antiatomik dhe ndodhet pikërisht ne zonën poshtë Ministrisë se Brendshme dhe asaj te Transporteve e Zhvillimit Urban dhe lidhet me tunele me Ministrinë e Mbrojtjes dhe del deri ne rrënojat e kalasë se Tiranës pranë parlamentit. Lajmi është bere publik nga Këshilltari i Kryeministrit Artan Shkreli ne emisionin 7 pa 5 ne Vizion Plus.Pas Bunkart dhe ?shtëpisë se gjetheve? ky bunker tjetër tashme ne zemër te kryeqytetit do te shtoje objektet e ish diktaturës komuniste qe shërbeni si mbrojtje për drejtuesit me te larte komuniste te vendit.