Misioni i shpëtimit në Tajlandë, shpëton 6 nga 12 futbollistët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ekipet e shpëtimit në Tajlandë nxjerrin me sukses gjashtë nga djemtë e bllokuar në shpellë.



Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare mësohet se ekipet e shpëtimit janë futur në shpellë për të realizuar nxjerrjen e djemve, të cilët janë në gjendje të mirë fizike dhe nga ana mendore.



Misioni nuk është pa rrezik. Jo më larg se përpara dy ditësh, një nga zhytësit e përfshirë në tentativat për të nxjerrë 12 pjesëtarët e mitur të një ekipi futbolli dhe trajnerin e tyre, nga guva ku kanë ngecur prej përmbytjeve në zonë, ndërroi jetë ndërsa po notonte për t?i dërguar grupit rezerva oksigjeni.



Autoritetet thanë se shpëtimtarët rreth botës, kryesisht nga Evropa, po marrin pjesë në këtë operacion që mund të zgjas 3-4 ditë varësisht nga moti. Ndërkohë bëhet e ditur se ne mision marrin pjesë 18 zhytës.



Bllokimi në shpellë i djemve adoleshentë dhe trajnerit e tyre, ka ndodhur më 23 qershor, gjatë festimit të ditëlindjes së njërit nga djemtë.

Share This Video


Download

  
Report form