http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë u regjistruar paraditen e kësaj të diele në plazhin e Divjakës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa fatmirësisht vajza e tij e mitur ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur ?Ura me dërrasa?. 40 vjeçari, Elinor Boçe, banues në Krutje dhe vajza e tij e mitur 7 vjeçe, po notonin në drejtim të ?Ishullit të shpendëve?, i cili ndodhet disa metra larg bregut të detit. Por në kthim, sipas pushuesve, vajza e viktimës nuk ka mundur të notojë duke kërkuar ndihmën e të atit. I ndjeri ka arritur të nxjerrë vajzën në breg por, më pas ka humbur ndjenjat e më pas jetën, pasi nuk iu dha ndihma e parë. Në plazhin e Divjakës e jo vetëm, mungojnë rojet bregdetare, ku asistenca e tyre në dhënien e ndihmës së parë është jetike. Ndërkohë një trup i pajete u gjet në breg te detit pranë zonës së nartës në Vlorë. 82 vjecari u gjet i pajetë nga pushuesit. Dyshohet se i moshuari ka pësuar infarkt, gjatë kohës që po pushonte.