Festa e Fitër Bajramit, nuk shpëton nga mesazhet politike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-07-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe në ditën e Bajramit, në pragun e selisë së Komunitetit Mysliman, politikanët nuk ngurrojnë të lëshojnë mesazhe që më tepër i shkojnë për shtat betejës politike. Si rrallë, kreu i një force politike, mesazhin e tij e përcolli përmes një sureje nga Kurani. Më i ndërgjegjshëm në mëkatet e politikës u tregua deputeti socialist Pandeli Majko, i cili tha se në ditë të tilla feste politikanët duhet qëndrojnë kokulur. Si kryetar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli për solidaritet mes njerëzve. Por kujtoi edhe punimet që po bëhen për ndërtimin e xhamisë së re, atë të Namaszgjasë. Selia e Komunitetit Mysliman në Tiranë është vizituar nga njerëz të zakonshëm, zyrtarë dhe përfaqësues të besimeve të tjera, për të përcjellë urimin me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Share This Video


Download

  
Report form