Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas miratimit të projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, artistët shprehen mjaft të indinjuar nga sjellja e mazhorancës kundrejt tyre. Ata janë të vendosur për të mos e dorëzuar, por do të shfrytëzojnë të gjitha rrugët që do të çojnë në tërheqjen e këtij vendimit.
Neritan Liçaj, aktor: Ta harrojnë, sepse nuk do të ndodhi kurrë që ne ta lëmë veten të skllavërohemi.
Robert Budina, regjisor: Ky akt që po bën qeveria për Edi Ramën është fillimi i fundit ashtu si Kosova për Millosheviçin.
Shpresa e vetme për artistët është President i Republikës dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko, pasi largimit nga Parlamenti për të mos dhënë voten
Budina: Pandeli Majko tregoi se vlerat njerëzore nuk kanë vdekur akoma. Presidentit i kemi bërë një kërkesë para 4 ditësh për t'u takuar.
Nësë takimet me institucionet nuk do të sjellin asnjë ndryshim në vendimin për shembjen e Teatrit, trupa e artistëve do të ngujohet në çdo ambjent të Teatrit Kombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/artistet-drejt-ngujimit-teatrin-kombetar