Ora News - Basha garanton artistët: Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Një grup artistësh të cilët takuan sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha morën garancinë nga ky i fundit se opozita do të bëjë gjithçka për të ndaluar atë që e quajti projekt korruptiv.

"Me artistët kemi diskutuar për një sërë çështjesh. Afera e teatrit Kombëtar daton që në kohën e zgjedhjes së Ramës kryeministër. Opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Ky është fillimi i një bashkëpunimi të parë. Teatri nuk do të shembet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar këtë projekt korruptiv."

Më tej ai tha se së shpejti do të hartohet një projekt kombëtar për artin dhe kulturën dhe do e dorëzojnë në Parlament

"Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar. Do bëjmë gjithçka për t'ju kundërvënë projektit politik" nënvizoi Basha.

Nga ana e tij aktori Arben Derhemi tha se artistët shqiptarë janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-garanton-artistet-nuk-do-triumfoje-projekti-sovjetik-teatrin-kombetar

Share This Video


Download

  
Report form