http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia nis te paren dëgjese publike per projektin e Tetarit Kombëtar me artistet. Erion Veliaj ka shpjeguar me detaje gjendjen aktuale te teatrit referuar studimit te grupit teknik. Sipas inxhiniereve dhe arkitekteve godina dhe përbërja e saj rrezikon jetën e artisteve dhe publikut.
Erion Veliaj ka propozuar edhe zgjidhjen duke treguar se cfare do te sjelle per artistet projekti i ri.
Gjate dëgjesës publike artistet, aktore e regjisore kane shprehur opinionin e tyre pro dhe kundër këtij projekti.
Erion Veliaj premtoi se do te vijojnë dëgjesat per projektin e Teatrit Kombëtar, parashikuar per t?u ndërtuar ne zonën ku ai ndodhet aktualisht.
Po ashtu kreu i bashkisë kërkoi qe te krijohet nje grup negociator nga artistet per te qene pjese e bisedimeve rreth projektit.