http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se ka arritur marrëveshjen me artistet për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.Veliaj shkruan se falë kontributit të secilit tashmë është arritur një marrëveshje më e mirë dhe që sot nisin negociatat për një godinë të re.Kreu I bashkisë e shoqëroi postimin dhe lajmin me një foto ku kishe dale përkrah aktoreveve Arben Derhemi e Alfred Trebicka si dhe regjisorit Altin Basha, të cilët shihen të buzeqeshur përkrah Veliajt në foto.
Prej ditësh aktorët, regjisoret e përfaqësues të tjerë nga bota e teatrit dhe kinematografisë shqiptare kishin dalë në proteste pasi kërkonin rikonstruksionin dhe jo ndërtimin nga e para të godinës së Teatrit të ri Kombëtar.
Tashmë mbetet për tu parë nga afër se në cilin aspekt janë bashkuar palët dhe cilat janë ende kundërshtitë që duhen sheshuar.