Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora 16 e ditës së sotme e ka gjetur diskutimin mbi teatrin të ndarë midis dy grupimesh. Në Teatrin Kombëtar gjendja ishte kjo.
" Vendosëm që të mos paraqitemi në këtë takim në Ministrinë e Kulturës, duke pritur këtu zonjën ministre. Siç po shohim ora është e një çerek. Kjo nuk ka ndodhur. Jemi në dy pozicione të kundërta tashmë".
Në Ministrinë e Kulturës ku Kumbaro priste artistët e grupit protestues, mbërrijnë vetëm disa që janë përfshirë pak ose aspak në debatin e këtyre ditëve.
Artan Imami: Të mos lejojmë cedimin as unë as kërkush, të paktën të një centimetri katror nëse nuk merret dhe vendimi i neve njerëzve të gjallë.
-"Një projekt-ide duhet të jetë sa më parë që të qetësohen njerëzit. Këtu do të jenë: 8 mijë metra katror që është Teatri Kombëtar i cili fillon punimet me kismet Perëndie në qershor dhe mbaron në 2020-ën a '22-shin".
Spiro Duni, Artan Imami, Armand Bora, Laert Vasili shprehen se çdo projekt për teatrin e ri kombëtar duhet t'i mbajë larg kullat shumëkatëshe dhe Ministria duhet të dalë të deklarojë me zë të lartë një afat për këtë projekt. Veç kësaj ata quajnë pozitiv rikthimin e debatit për ligjin e artit dhe kulturës.
Armando Bora: Ka dhe një lloj keqkuptimi, nuk dua ta them spekulim në media i cili është interpretuar si një ligj i cili do të kërkojë mendimin e të gjithë atyre që do të marrin pjesë. Është një keqkuptim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nje-hap-drejt-dialogut-teatrin-kombetar