Sekuestrohen 1.5 mln € në llogarinë bankare të italianit, i akuzuar për mashtrim në Itali

Report TV 2018-07-04

Views 0

1.5 milionë euro ka sekuestruar Policia e Tiranës, të ardhura që dyshohen se kanë si burim aktivitetin kriminal. Bëhet fjalë për një shoqëri në fushën e tregtisë e krijuar nga italiani Stefano Lorenzi. Shuma e konsiderueshme e eurove është sekuestruar me vendim gjykate.

Por si funskiononte kjo skemë për pastrimin e parave të pista?
Stefano lorenzi kishte krijuar prej kohësh një shoqëri tregtare në Shqipëri. Kjo shoqëri në periudha të ndryshme kohore ka përfituar valutë ne euro nga shoqëri të huaja. Paratë transferoheshin nëpërmjet bankave të huaja, në llogarinë bankare të biznesit që ishte krijuar nga Stefano Lorenzi.

Eurot më pas transferoheshin nga vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali dhe në transferta shënohej sikur bëhej fjalë për pagesa të ndryshme që bëheshin nga biznesi i italianit. Pikërisht kjo formë transfertash, sipas Policisë së Tiranës, është bërë për të pastruar para që mund të vijnë nga aktiviteti kriminal.

Stefano Lorenzi, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, i fusnin këto para në llogari bankare të bizneseve, vetëm për t'i legalizuar ato dhe që të mos zbuloheshin. Por kjo skemë është zbuluar nga Hetimi për Pastrimin e Parave, që ka vendosur të sekuestrojë shumën prej 1.5 milionë euro.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Stefano Lorenzi, i shpallur në kërkim, është një emër i njohur në Itali, pasi ka disa precedentë për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve. Policia dhe Prokuroria po hetojnë për persona të tjerë që janë pjesë e kësaj skeme.

Share This Video


Download

  
Report form