1.5 milionë Euro një shoqërie në pronësi të një shtetasi italian që operonte në vendin tonë në fushën e tregtisë ndërkombëtare janë sekuestruar nga Gjykata me kërkesë të Prokurorisë.
Nën sekuestro janë vënë paratë që janë gjendur në disa llogari bankare si dhe asete të tjera, të cilat kanë qenë në emër të italianit Stefano Lorenci.
Ky i fundit kishte krijuar në Shqipëri një shoqëri tregtare, e cila dyshohet se ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë Euro nga shoqëri të huaja.
Një pjesë e ketyre parave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali. Italiani ka precedentë penalë edhe në atdheun e tij për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve.
Tv Klan